Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’

    Për të mos i lënë pa shkollim fëmijët e ngujuar, Ministria e Arsimit ka menduar të aplikojë metodën e mësimdhënies me internet. Kjo metodë do’tju mundësojë fëmijëve mësim online që nga shtëpia nëpërmjet programit ‘Skype’ apo të tjerë të ngjashëm.



    Fëmijët e ngujuar
    Fenomeni i gjakmarrjes mban të ngujuara shumë familje shqiptare, kryesisht në pjesën verilindore të Shqipërisë. Viktima të jetës nën presionin e vdekjes së paralajmëruar janë dhe fëmijët, të cilët janë të detyruar të mos shkojnë as në shkollë. Pali një 15 vjeçar nga Shkodra nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë si shokët e tij, pasi familja e tij prej 11 anëtarësh është e ngujuar nga gjakmarrja. Me padurimin se fëmijëria, por dhe adoleshenca po i ikën duke qëndruar brenda katër mureve Pali merr mësime nga një mësuese vullnetare, por nëse do ti jepej mundësia të jetonte i lirë, thotë se dëshiron të bëhet marangoz.

    Kurse N.I është 16 vjeçe po nga Shkodra, e cila për shkak të hasmërisë, që ka familja e saj, e frekuenton shumë rrallë shkollën. “Unë dua të bëhem psikologe, sepse dua të flas me njerëzit dhe tu ndihmoj sa të mundem atyre,” shprehet ajo gjatë një interviste për Deutsche Welle. Janë dhjetëra fëmijë të tjerë që ndonëse të detyruar nga absurdi që të mbyllen në shtëpi nuk lodhen se ëndërruari për jetën në liri.

    Sensibilizimi
    Ministria e Arsimit dhe e Shkencës në Tiranë e njeh problemin e frenimit të një kontigjenti fëmijësh për të ndjekur shkollën nga shkaqet e ngujimit për gjakmarrje ose hakmarrje. Sipas të dhënave që ka ky institucion në të gjithë Shqipërinë janë aktualisht rreth 60 fëmijë të cilët trajtohen në 22 qendra rezidenciale arsimore që u japin atyre mundësi për të ndjekur programet mësimore. Gjithnjë sipas këtyre të dhënave, në dispozicion të tyre janë rreth 35 mësues e psikologë. Zëvendësministrja Nora Malaj thotë për DW se për këtë kategori fëmijësh ka shumë rëndësi socializimi, tërheqja e tyre në grupet shoqërore të së njëjtës moshë, për të diskutuar e ndarë me ta ato që i shqetësojnë, i tërheqin, i kuriozojnë, siç ndodh me moshatarët e tyre kudo në botë. Malaj tregon për projektin pilot për ndërtimin e strukturave komunikuese on-line, si një mundësi për ti mbajtur në kontakt këta fëmijë me bashkëmoshatarët e tyre.

    Ministria e Arsimit

    “Aktualisht në Shqipëri ne kemi afërsisht rreth 17 mijë qendra interneti dhe gati çdo klasë ka kabllo interneti, duke pasur mundësinë për të punuar me teknologjinë digjitale. Pra, përderisa kemi mekanizmin le ta vëmë atë në funksion të fëmijëve, që do të thotë, që këto qendra të bëhen rekreative, që nëpërmjet SKYPE-it fëmijët të ndjekin të gjitha orët me mësues të ndryshëm, të ndjekin bashkëbisedimet në klasat ku duhet të ishin, të krijojnë mundësi debate, që më pas mund të transformohen në familjet e tyre”,
    thotë Malaj.

    Por ky aplikim teknologjik on-line në ndihmë të fëmijëve të ngujuar mos është një farë legalizimi i fenomenit nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës?

    Malaj e kundërshton këtë hipotezë. “Absolutisht që ky nuk është legalizim i problemit. Por nëse unë p.sh., do të bëj një punë konkrete në sektorin tim që do të thotë të mos i mohoj ciklet e jetës dhe të edukimit të këtyre fëmijëve, atëherë unë kam realizuar pritshmërinë maksimale në punën time. Natyrisht që kjo është një masë lehtësuese dhe parandaluese, por mendoj se është edukuese për pjesën tjetër të komunitetit që është i lirë. Fëmijët e tjerë duke i njohur ata nëpërmjet SKYPE-it janë në gjendje që të sensibilizohen dhe të bëhen ata avokatët e kësaj çështjeje.”

    Mësuesit
    Liljana Luani ka 35 vjet që punon si arsimtare, por nga viti 2006 ajo është e angazhuar vullnetarisht në mësimdhënien për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja dhe hakmarrja në qarkun e Shkodrës. Ajo nuk është shumë entuziaste për metodat e mësimit dhe komunikimit me internet, pasi aktualisht këto duken si teorike për kushtet e zonave ku është përhapur fenomeni i ngujimit të fëmijëve. “Mësimi me internet nëpër shtëpi nuk ka për të funksionuar, sepse atje në majë të Dukagjinit p.sh., nuk ka drita. Funksionon vetëm atëherë kur i mbledh këta fëmijë dhe i dërgon në shkollë. Këtu shkëputet cikli i gjakmarrjes: edukimi dhe arsimimi i këtij brezi, forcimi i shtetit ligjor dhe ndërhyrja me politika të forta sociale në shtëpitë e tyre, sepse ata janë në stadin e fundit të varfërisë,” thotë mësuesja.

    Avokati i Popullit: Masa afatgjata
    Avokati i Popullit është një nga institucionet aktive në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes duke iniciuar nisma dhe fushata ndërgjegjësuese, ndërkohë që ka të atashuar dhe një task-force që ndjek situatën në terren. Igli Totozani, Avokati i Popullit, ditët e fundit priti në ambientet e institucionit që drejton një grup fëmijësh të ngujuar, të cilët ishin të shoqëruar në masa të rrepta policore. Një ekspozitë me punime të lira të fëmijëve ishte domethënëse për fushatën sensibilizuese.

    Sipas Totozanit fenomeni do të një përgjigje të rreptë. “Aq më tepër kur ka njerëz, një pjesë e të cilëve, madje edhe politikanë që u vjen zor ta pranojnë ekzistencën e gjakmarrjes në Shqipëri. Por ne nuk mund ti fshihemi vrasjeve dhe ngujimeve të familjeve për këtë shkak, nuk mund të pranojmë që ka fëmijë që lindin dhe rriten brenda katër mureve. Masat që duhet të merren duhet të jenë afatgjata, që kanë të bëjnë me zhvillimin infrastrukturor të zonave ku është përhapur fenomeni dhe afatshkurtra, që kanë të bëjnë me ndërhyrjen energjike të policisë dhe të institucioneve që merren me rendin dhe sigurinë për qytetarët, në mënyrë që ata të zbatojnë vetëm atë që sanksionon ligji.”

    Duke vlerësuar projektin pilot të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, Avokati i Popullit shprehet se e rëndësishme është që të mos fokusohemi më shumë tek pasojat, por te shkaqet. “Elementë të tilla si internet, SKYPE-i apo ajo që quhet shans i dytë, që janë mësuesit që ju shkojnë në shtëpi atyre janë gjëra të mira. Por këto për fat të keq merren me trajtimin e një pasoje, janë masa që mundohet ti zbusin pasojat. Ne duhet të sulmojmë përfundimisht thelbin e këtij fenomeni. Sepse ndërkohë që flasim ka njerëz që janë në pritë me pushkën gati për të qëlluar dhe për të marrë jetë të pafajshme.”


    Burimi: T.O
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’

    sa kot fare, nuk do ishte me mire si ne koh te enverit burg e te mos dalesh me me gjith fis
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431

    Për: Fëmijët e ngujuar, ja si do realizohen orët e mësimit me programin ‘Skype’

    Me vjen turp kur lexoj tekste te ketilla per vendin tone.

    Si te besoj se nuk funkcionon sistemi legjislativ !!!
    Valle pse trilloni per familje te ngujuara, kur Kanuni nuk parasheh ngujimin e grave dhe femijeve?
    Ai prind qe ngujon femijen duhet denuar konform ligjeve dispozitive,
    Ai njeri qe ngacmon, torturon ose me e keqja vret femijen, gjoja ne shenje hakmarrje, ai rast nuk konsiderohet si hakmarrje, haku edhe me tej i mbetet, por Ai person ka hy ne gjak me shtetin, sepse shteti i ka ne bese te vet shtetasit dhe qytetaret e saj.
    Kurse ky person qe vret femij eshte nje kriminel i shkalles me te larte dhe duhet denuar sipas kodit penal.

    Te besoj une se shteti nuk ka ligj dhe rend ???

    Kurse mesimi per femijet me hendikep te cilet nuk kane kushte teknike per te shkuar ne shkolle, mund te vijojne mesimin permes kompjutorit dhe programes skype.

    Ju qe doni te mesoni te tjeret, ne rradhe te pare mesoni se si duhet respektuar dhe zbatuar ligjet qofshin ato te Kanunit ose keto te shtetit.
    urtësia

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •